×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Tahiri viziton Thaçin: I pathyer e me humor të mirë, më përcolli të fala për të gjithë

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 17:29

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka udhëtuar drejt Hagës për një vizitë me ish-presidentin Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Tahiri ka njoftuar se Thaçi ishte mirë me shëndet dhe ishte me besim në drejtësinë.

    Njoftimi i plotë:

    Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.

    I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju!

    Në ditët me shi e zymtësi, të fortë na mban besimi se dielli do të lind përsëri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!