×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahirsylaj tregon se deri kur do të bie borë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 13:23

    Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka theksuar se deri të hënën pritet të ketë reshje shiu dhe bore.


    Ai ka sqaruar se vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me nje shkallë të lartë të lagështisë, të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit, të cilat sipas tij, deri ditën e hënë të javës së ardhshme do të përcjellën me reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët.

    “Ditën e martë do të ketë ndërprerje të reshjeve, ku do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes me 1 deri në 7 metër në sekondë, ku temperatura minimale do të luhatet nga -1 deri në – 10 gradë celsius deri të premten e javës së ardhshme, derisa maksimalja do të lëvizë nga zero deri në 6 gradë celsius”, ka thënë Tahirsylaj për telegrafin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!