×
  • Lajme
  • Lajme

    Tajani: Asociacioni të krijohet pa vonesa, marrëveshja në Ohër ofron mundësi të jashtëzakonshme

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 12:41
    Antonio Tajani

    Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të krijohet pa vonesa të mëtejshme.

    Sipas tij, marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars, bazuar në propozimin evropian, tani ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të vazhduar normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Me rastin e Forumit të ardhshëm të Biznesit dhe Shkencor Serbi-Itali në Beograd, Tajani tha se synimi është që të mbështetet rritja e ekonomisë serbe, e cila sipas tij, është një nga liderët në rajon dhe ofron mundësi të mëdha për kompanitë italiane, raporton Tanjug

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!