×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Tajani në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje, pritet të takohet edhe me shefin e EULEX-it

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 11:23
    Antonio Tajani

    Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani vjen në Kosovë për të përshëndetur kontigjentin italian në misionin e KFOR-it, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Italisë përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të saj.

    “Nënkryetari i Këshillit dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani ndodhet me mision në Kosovë për të përshëndetur kontingjentin italian në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

    “Misioni i KFOR-it është thelbësor në Kosovë dhe në Ballkan, të cilit Italia i kushton rëndësinë më të madhe për stabilizimin e rajonit, edhe me synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    Ministri, përveç përshëndetjes së ushtarëve të kontingjentit italian, do të vizitojë strukturat e misionit të KFOR-it dhe do të ketë një takim me komandantin italian, gjeneral Enrico Barduani.

    Tajani do të takohet edhe me shefin e misionit të Bashkimit Evropian “EULEX”, Gjeneral Giovanni Pietro Barbano, oficer i Karabinierëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!