×
  • Lajme
  • Lajme / Negociata pa rezultat

    Takim me qëndrime të kundërta në Bruksel, Asociacioni tema kyçe

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 23:05

    Takimi i së martës në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, bashkë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislim dhe atë serb, Petar Petkoviq, ka përfunduar pa ndonjë rezultat. Asociacioni, si rëndom, ishte pika kyçe, përcjell Reporteri.net.

    Bislimi, e akuzoi palën serbe se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të Marrëveshjes Bazë, ndërsa kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, e kritikoi palën kosovare se nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi.

    Bislimi pas takimit trepalësh: Pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

    Petkoviq, ndërkohë, i cilësoi takimet si “të vështira, dhe shtoi se ai nguli këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Një nga çështjet kyçe është pranimi i draftit të Asociacionit, të përgatitur nga BE-ja. Beogradi është gati ta pranojë atë. Drafti është vendimtar dhe është hapi kryesor në drejtim të themelimit të Asociacionit”, tha Petkoviq.

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se janë diskutuar një mori çështjes dhe është rënë dakord për një sërë hapash vijues.

    Lajçaku thotë se në Bruksel me Bislimin e Petkoviqin ranë dakord për një sërë hapash

    Në fund të shkurtit të vitit 2023, Kosova dhe Serbia pranuan Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, e cila do të duhej t’i zgjidhte shumë çështje të hapura.

    Asociacioni

    Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

    Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

    Për zbatimin e saj, javën e kaluar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Por, Kurti nxori disa kërkesa për vazhdimin e dialogut – përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes tërheqjen e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, vitin e kaluar por Vuçiqi nuk i pranoi./Reporteri.net/.

    Kurti do takim bilateral me Vuçiqin në Bruksel vetëm kur të plotësohen kushtet e vëna nga ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!