×
  • Lajme
  • Lajme / Të mërkurën

    Takime të ndara dhe më pas ai trepalësh, BE-ja zbulon agjendën e 26 qershorit

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 16:19
    Takimi Kurti-Vuçiq, në Bruksel. 27 shkurt, 2023.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën e 26 qershorit do të takohen në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

    Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell si dhe emisari evropian, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me të dy liderët.

    Pas këtyre takimeve që do të nisin të mërkurën nga ora 15:00, do të ketë edhe një takim trepalësh.

    “Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, do të analizohet ajo që është arritur në dialog dhe në fokus do të jetë rruga përpara.

    “Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!