×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Votat

    Takimet konsultative për formimin e Qeverisë, Kurti takohet me Albert Kinollin – ZKM jep detaje

    Reporteri
    03 Prill 2025 | 14:45

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar me takimet konsultative me partitë parlamentare të komuniteteve joshumicë për formimin e Qeverisë së re.

    Ai ka pritur në zyrë deputetin e zgjedhur nga radhët e komunitetit rom, Kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli.

    Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se të dy theksuan rëndësinë e formimit të qeverisë me kohë dhe pa vonesa, dhe gatishmërinë për bashkëpunim, shkruan Reporteri.net.

    “Gjatë bisedës, kryeministri veçoi promovimin dhe fasilitimin e punësimit përmes Agjencisë së Punësimit, bursat e studimit për nxënësit dhe studentët rom dhe qendrat mësimore, si dhe mbështetjen në projektet për kulturë dhe rini, si rezultate të drejtpërdrejta dhe dëshmi e përkushtimit të qeverisë për mirëqenie dhe zhvillim të gjithmbarshëm, nga i cili përfitojnë të gjitha komunitetet pa dallim”, përfundon njoftimi.

    Takimet e Kurtit për formimin e Qeverisë, a e siguroi sot ndonjë votë?

     

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!