Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e 27 shkurtit i cili do të mbahet në Bruksel lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se nga ky takim presin të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecin mbi bazën e propozimit evropian.
Duke folur për çështjen e Asociacionit, kryeministri tha se janë pesë fjali të preambulës me 10 nene, duke shtuar se beson që do t’i përmbahen propozimit që kanë marrë dhe jo interesit të njërës palë.
“Në kemi propozimin me iniciativën franko gjermane. Ne presim që të ketë diskutime dhe të ecim përpara në bazën e atij diskutimi. Jo pak varet nga fascilituesit apo ndërmjetësuesit pas ditës së hënë e dimë”- ka thënë Kurti.
Kurti gjatë ditës së djeshme ka thënë se vazhdon të ketë besimin se një marrëveshje mund të arrihet këtë vit.
Ai tha se po vazhdon të jetë i përkushtuar dhe konstruktiv në dialogun me Serbinë, derisa theksoi se propozimi evropian siguron njohjen de-facto për Kosovën.
Kurti për mediumin francez: Jam shumë optimist se këtë vit mund të arrihet marrëveshja me Serbinë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.