×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i delegacionit të LDK-së me njeriun e Trumpit, Hoti jep detaje të reja

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 14:33

    Ambasadori Richard Grenell i cili është i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.


    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti  ka folur për takimin me përfaqësuesin special të presidentit amerikan në dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell.

    Hoti ka thënë se me Grenell kanë diskutuar për zhvillimet pas zgjedhjeve në vend dhe për sfidat që i presin.

    “Sot ne Berlin takuam Ambasadorin Grenell ne rezidencen e tij ne nje mengjes pune shume miqesor. Z.Grenell eshte i derguar special per Ballkanin i Presidentit Trump. Diskutuam per zhvillimet pas zgjedhjeve dhe per sfidat qe na presin. Miqesia me SHBA eshte e perhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar”, ka shkruar Hoti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!