×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Takimi i djeshëm me Kurtin, Hamza: Nuk e kemi bisedu fare temën e koalicioneve

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 21:03

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka deklaruar se në takimin e djeshëm me Kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar fare për koalicione.

    Sipas tij, biseda me Kurtin është përqendruar ekskluzivisht në projektet që kanë rëndësi për qytetin e Mitrovicës, si për pjesën jugore ashtu edhe për atë veriore.

    “Kemi biseduar për projektet që janë në interes të qytetit të Mitrovicës. Edhe të Mitrovicës së Jugut edhe asaj të Veriut. Janë disa obligime ligjore, një prej tyre edhe krijimi i Bordit të përbashkët që i ka 11 anëtarë, 5 duhet të jenë prej Mitrovicës së Jugut, 5 prej Mitrovicës së Veriut dhe 1 anëtar e cakton Qeveria. Projekte të tjera të përbashkëta që i ndikojnë dy anët e qytetit dhe une si qytetar i Mitrovicës jam i lumtur që pa ndonjë pompozitet të madh por me rëndësi të madhe, kam kriju projekte në dy anët e qytetit – një prej tyre është shëtitorja rreth lumit Ibër. Edhe në pjesën veriore edhe në pjesën jugore. Këto kanë qenë temat për të cilat kemi bisedu. Nuk e kemi bisedu fare temën e koalicioneve.”, tha Hamza në RTV Dukagjini.

    Edhe Kurti deklaroi dje se me Hamzën ka diskutuar për bashkëpunimin qeveri-komunë dhe rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

    Vizita te Hamza e Atiq, Kurti: Folëm për bashkëpunimin qeveri-komunë dhe projektet e përbashkëta

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!