Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se bisedimet e ardhshme me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në Berlin, me iniciativën e Gjermanisë dhe Francës, “nuk kanë të bëjnë me ndonjë vendim për Kosovës”, por që do të jenë tema që kanë të bëjnë me takësn dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën.
Ai ka thënë se janë duke pritur diskutime të rënda me përfaqësuesit e Kosovës, përcjell reporteri.net.
“Ne jemi duke pritur bisedime të rënda me zyrtarët shqiptarë, nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka të bëjë me ndonjë vendim final për Kosovën. Do të flasim për taksën dhe mundësinë e vazhdimit të dialogut. Nuk ka asnjë zgjidhje finale në horizont”, ka thënë Vucic.
Më 29 prill, në Berlin janë thirrur liderët e Ballkanit Perëndimor, ku pritet të ketë takim të ndarë edhe në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
Takimi është thirrur nga dy liderët europian, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.
Takimi në mes të liderëve kosovarë dhe serbë vjen pas stopimit të dialogut, si shkak i vendosjes së taksës për mallrat serbe nga ana e Kosovës, dhe refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë në dialog pa u hequr taksa. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.