Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit të Presidentes Vjosa Osmani me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, që është mik i mirë i Pacollit.
Teksa tha se interesat e shtetit të Kosovës për të janë primare, Pacolli u shpreh i lumtur me këtë takim pasi tha se i bjen më afër Kosovën dhe Keninë, shkruan Reporteri.net.
“Jam i lumtur që miku im, Presidenti i Kenias, William Ruto takoi sot këtu në New York, Presidenten tonë, Vjosa Osmani. Ky është një hap tjetër drejt krijimit të besimit të Kenias me Republiken tonë. Për mua interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike”, shkroi Pacolli, në Facebook.
Ndërkaq siç bëri të ditur Presidenca, në këtë takim, Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën kohë, Osmani ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve. /Reporteri.net/.
Presidentja Osmani takon Presidentin e Kenisë, shtet që nuk e ka njohur ende Kosovën
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.