×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i parë pas shpalljes e pavarësisë më 2008-ën, cilët emra mblodhi Hashim Thaçi dhe për çka u fol

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 23:39
    Ish-presidenti Hashim Thaçi lexon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në Kuvend. 17 shkurt 2008.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer për momentet e para pas shpalljes së pavarësisë, 15 vite më parë.

    Hoxhaj ka treguar se momenti historik i shpalljes së pavarësisë është përcjellur me një takim brenda zyres së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi kishte mbledhur disa nga bashkëpartiakët dhe qeveritarët në një takim ku është folur për sakrificat që kanë çuar deri në shpallje të Kosovës shtet.

    “Takimi i parë ka ndodh në zyre të kryetarit të Kuvendit, ku kryeministri Thaçi më ka ftua mua, Hajredin Kuçin e Fatmir Limajn, Ramë Bujën e të tjerë. Jemi ulë në zyrë të tij… kanë evokuuar kujtime për kilometrat e gjatë për luftën për liri, që kanë bërë sakrifica të mëdha, janë përmend emra heronjsh e dëshmorësh që mungonin”, ka kujtuar Hoxhaj në T7. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!