Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin mes delegacioneve të dy partive.
Takimi Kurti-Abdixhiku vjen në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve, me palët që pritet të diskutojnë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike.
Kurti, para takimit, deklaroi se ai ka mbështetje të mjaftueshme për Kuvendin dhe Qeverinë, por “për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita”.
Ai tha se përgjegjësi për zgjedhjen e Presdientitn kanë shumica dhe opozita.

Ndërkaq, Abdixhiku ka mbërritur np Kuvend i shoqëruar nga Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Ky takim zhvillohet pasi LVV ka ftuar partitë politike për diskutime lidhur me formimin e institucioneve, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim nga Kurti.