×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi Kurti-Krasniqi, Deliu tregon çfarë u kërkua për Vettingun

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 23:59

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se procesi i Vettingut duhet të bëhet në bashkëpunim me opozitën. Ajo ka treguar çfarë ka kërkuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e fundit që e kanë pasur.

    “Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pasur një takim me kryeministrin për çështjen e Vettingut. Në këtë takim është kërkuar që procesi i Vettingut t’i kthehet Kuvendit, që të inkorporohet edhe opozita”, ka thënë ajo në T7.

    Po ashtu, Deliu ka thënë se edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pasur një takim me shefat e grupeve familjare, përfshirë Abelard Tahirin e PDK-së.

    “Sot ka pasur një takim mes Konjufcës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, për të diskutuar rreth modaliteteve se si ne e shohim këtë proces. E dimë që Vettingu ka ndodhur brenda Kuvendit. Vettingu e ndihmon drejtësinë në Kosovës, nëse bëhet në koordinim me ndërkombëtarët, me Komisionin e Venecias dhe në konsensus me forcat politikë në Kosovë”, ka thënë ajo, duke shprehur besimin se nga ky takim do të ketë përafrim për këtë çështje.

    Deliu ka thënë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë që t’i përafrojë qëndrimet politike Qeveri-Kuvend.

    “Fatkeqësisht, deri tani nuk e kemi parë këtë”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!