×
  • Lajme
  • Lajme / 26 qershori në Burksel

    Takimi Kurti-Vuçiq, Tahiri: Kryeministri s’del prej temave që i ka prodhu vetë, “vetëmenaxhimin” dhe draft-statutin e Asociacionit

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 12:53

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur edhe për takimin e 26 qershorit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ku tha se produktet e kreut të qeverisë në dialog janë parë, pra është vetëmenaxhimi dhe marrëveshja bazë dhe aneksi i Ohrit, e draft-statuti, shkruan Reporteri.net.

    Para gazetarëve, Tahiri i PDK-së tha se Republikës së Kosovës i duhet një qeveri e re për ta nxjerrë vendin nga kriza, ndërsa s’pret që në takimin e radhës në Bruksel Kurti-Vuçiq, kryeministri kosovar “të dalë jashtë këtyre temave që i ka prodhu vetë ai në dialog”.

    “Republikës së Kosovës i duhet një qeveri e re, një qeveri e re me nxjerrë vendin nga kjo krizë. Këto dy vite e gjysmë produktet e Kurtit në dialog i kemi pa, pra është vetëmenaxhimi, është aneksi i Ohrit, draft-statuti i cili sot është në tavolinë dhe nga bashkësia ndërkombëtare i kërkohet ta dërgojë në kushtetues. Nuk mund të presim që mund të dalë jashtë këtyre temave që i ka prodhu kryeministri Kurti në dialog”, tha ai.

    “Nuk e di agjendën, mirëpo çka mund ta vlerësoj është që komplet angazhimi në këtë takim pra të dialogut, në takimin e radhës, do të jenë në këto tema që Kurti këto dy vite e gjysmë, vetëmenaxhimi i komunitetit serb që implementohet përmes draft-statutit që Kurti nuk merr pronësi që është i tij, por në anën tjetër e ka prodhu dialogu, ku ai ka pronësi”, shtoi tutje Tahiri.

    /Reporteri.net/

    Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor në Bruksel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!