Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen gjatë ditë së sotme me ambasadorët e Quint-it dhe Shefen e Misionit të BE-së.
Por ende nuk është caktuar ndonjë orë për mbajtjen e takimit.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka pyetur Zyrën për Media në VV por kanë deklaruar se ende nuk e dinë orën.
“Ende nuk e di”, ka thënë Arlind Manxhuka, zyrtar për media në VV për Reporteri.net.
Kurse nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i mbetet VV-së ta caktojnë orën.
“Duhet me e pyet zyrën e VV-së se ata janë organizatorët e takimit dhe iu mbetet atyre ta caktojnë orën e takimit”, ka deklaruar Haziri për Insajderi.
Ai tutje ka shtuar LDK-ja mbetet në ato qëndrime të njëjta dhe do shihet çka do flitet sot në tavolinë.
Kujtojmë se kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa mbajtën mbrëmë në Kuvend një takim rreth dy orësh, por nuk arritën marrëveshje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.