Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që u mbajt në Tiranë.
Osmani e ka vlerësuar këtë takim si një mundësi të çmuar për të diskutuar mbi partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për të riafirmuar vizionin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Një mundësi e vlefshme për të biseduar me Presidentin @EmmanuelMacron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë–Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,” ka shkruar Osmani.
A valuable opportunity to speak with President @EmmanuelMacron in Tirana about the Kosovo–France partnership and our shared vision for Kosovo’s Euro-Atlantic future.
🇽🇰 🤝 🇫🇷 pic.twitter.com/kzcYHfLPDO
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2025
Ditën e djeshme liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Osmani. /Reporteri.net/