×
  • Lajme
  • Lajme / Aleancat

    Takimi me Merz në Tiranë, Osmani: Do të punojmë për ta forcuar edhe më shumë partneritetin me Gjermaninë

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 18:40

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar dje me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

    Osmani tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në krah të Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme. E para e shtetit tha se pret me padurim të punojë me kancelarin e ri gjerman për të forcuar partneritetin mes dyja vendeve.

    “Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, shkroi Osmani.

    Ditën e djeshme liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Osmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!