×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi Ekonomik në Davos

    Takimi me Plenkoviq, Kurti e falënderon për rritjen e trupave kroate në KFOR

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 16:40

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës ku dhe po merr pjesë ka takuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, shkruan Reporteri.net.

    Në takim, dy kryeministrat folën rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

    Kryeministri Kurti e falënderoi Plenkoviq për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe kontributin përmes rritjes së prezencës së saj brenda trupave të KFOR-it.

    Komunikata e ZKM-së:

    Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

    Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti institucional që ka njohur Kosova në tre vitet e fundit u diskutua në këtë takim e ku Kryeministri Kurti potencoi politikat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura.

    Palët vijuan bisedën rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes shteteve tona, të fokusuar në fusha të ndryshme e me rëndësi madhore për ne siç është edhe ajo e arsimit.

    Kryeministri Kurti e falënderoi Kryeministrin Plenkoviq për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kroacisë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e ku Kroacia edhe ka kontribuar përmes rritjes së prezencës së saj brenda trupave të KFOR-it.

    U vlerësua lartësisht dhe përkrahja e vazhdueshme e Kroacisë për Kosovën sa i përket dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!