Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për bashkëbisedimet që ka zhvilluar me Nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, në kuadër të Samitit për Inteligjencën Artificiale që po mbahet në Paris.
Osmani ka publikuar fotografi ku shihet duke biseduar me Vance, teksa ka thën se aleanca mes Kosovës dhe ShBA’së është e përhershme dhe e destinuar për fuqizim të vazhdueshëm, shkruan Reporteri.net.
“Kënaqësi që mbrëmë gjatë darkës së shtruar nga Presidenti Macron dhe sot në hapje të Samitit për Inteligjencën Artificiale pata rastin të bashkëbisedoj me Zëvendës Presidentin amerikan, J.D. Vance. 🇽🇰 🤝 🇺🇸 Aleancë e përhershme e destinuar për fuqizim të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, gjatë këtij Samiti, Osmani ka bashkëbiseduar edhe me liderë të shteteve tjera./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.