×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi në Bruksel, Edi Rama: Kurti bëri gjënë e duhur, uroj që askush të mos e akuzojë për tradhti

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 10:23
    Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vlerësuar arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore.

    Sipas Ramës, Kurti nuk duhet akuzuar për tradhti apo harresë, por duhet mirëkuptuar, pasi ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap me rëndësi për të ardhmen.

    “Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, shkruan kreu i Qeverisë në llogarinë e tij në Twitter.

    Një ditë pas takimeve në Bruksel, Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media ka dhënë detaje nga diskutimet me palën serbe dhe ndërmjetësit. Sipas komunikatës së Qeverisë, Kosova është treguar e gatshme të nënshkruajë “Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por se nënshkrimi është refuzuar nga Serbia.

    Njoftimi thekson se është arritur dakordimi që teksti i propozimit të BE-së, mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos ndryshojë. Aty thuhet po ashtu se edhe pse Serbia nuk është treguar e gatshme ta nënshkruajë propozimin, palët do të nisin bisedimet për planin e zbatimit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!