Presidenti i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq i cili njihet për deklaratat e tij kundër politikanit serb, tashmë të ndjerë Oliver Ivanoviq, të cilin e kishte quajtur kriminel lufte, së fundmi në një intervistë në mediat serbe ka folur për liderin e VV-së, Albin Kurtin, shkruan Reporteri.net.
Duke komentuar takimin e fundit në Tiranë, ku disa politikanë kosovarë në një konferencë rajonale u ulën në një tavolinë me Gjuriqin, e mes tyre ishte edhe zyrtari i VV-së, Xhelal Sveçla, Jeremiq ka thënë se Gjuriq nuk është ndonjë figurë e rëndësishme, por se Albin Kurti është.
Ai ka thënë se nuk e ka pasur rastin kurrë ta takoj mirëpo potencon se Kurti është intelektual e patriot i madh.
“Nuk kam pasur kurrë rastin ta njoh, por edhe pse politika e Kurtit dhe qëndrimet e tij janë shumë radikale, nuk mund ta mohojmë se Kurti është patriot i madh, intelektual dhe njeri mjaft stabil”, është shprehur Vuk Jeremiq.
Kujtojmë se Jeremiq ishte ish Ministër i Punëve të Jashtme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.