×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen sërish dy Agimat, a do t’i zhbllokojnë bisedimet VV-LDK

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 14:12

    Në vazhdën e mospajtimeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicionin që mund t’i çojë në qeveri së bashku, së fundmi ka ndodhur një takim në mes të nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliut dhe Agim Bahtirit, si përpjekje për të zhbllokuar bisedimet.


    Sipas burimeve të Gazetës Express, dhe fotografive nga vendi i ngjarjes, Veliu dhe Bahtiri janë takuar mbrëmë në një restorant të Malishevës, e që temë kyçe e diskutimit ka qenë ajo e koalicionit mes dy partive.

    Kujtojmë që Veliu dhe Bahtiri kanë mbajtur disa takime gjatë kohës sa Albin Kurti dhe Isa Mustafa po bisedonin për koalicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!