Pavarësisht thirrjeve të pandalshme të bashkësisë ndërkombëtare që taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake të hiqet, autoritetet kosovare po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura karshi këtij procesi.
Në prag të formimit të qeverisë së re, partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit – Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar se taksën do ta heqë vetëm kur të vendosë reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb.
.Në prag të ditëlindjes së parë të taksës së vënë ndaj produkteve serbe e boshnjake presioni i bashkësisë ndërkombëtare për ta hequr këtë taksë sa vjen e shtohet.Mirëpo të palëkundura po qëndrojnë autoritetet kosovare, të cilat ndonëse në prag të rikonstituimit po vazhdojnë të mbeten të bindura se tarifa ndaj produkteve serbe e boshnjake, e vënë më 21 nëntor të vitit të kaluar, duhet të mbetet në fuqi, shkruan tutje “Zëri”.
Duke i shpërfillur kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për heqjen e taksës, shumica e subjekteve politike në fushatën zgjedhore ishin deklaruar se nuk do ta heqin ose nuk do ta pezullojnë atë, ndonëse Serbia po e kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen e barrierave, që sipas saj i ka vendosur Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.