×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksisti që punon pa leje qe 20 vjet, tregon pse komuna e Prishtinës nuk ia jep

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 21:52

    Taksisti punon pa leje qe 20 vjet, tregon pse komuna e Prishtinës nuk ia jep
    Idriz Gashi, tash e 20 vjet, punon në Prishtinë si taksist ilegal.


    Këtë thotë se e bën pasi që nuk ka pasur mundësi të pajiset me leje pune nga Komuna e Prishtinës, për ta ushtruar profesionin e tij.

    Ndonëse nga paslufta ka bërë disa herë kërkesë për leje pune, ajo nuk i është dhënë asnjëherë.

    Gashi thotë se Komuna e Prishtinës ia kishte vënë disa kushte për ta marrë lejen e punës. Ndonëse plotësoi të gjitha kërkesat, leja sërish nuk iu dha, raporton ktv.

    Gashi, ndonëse kërkesën e fundit për t’u pajisur me leje pune e ka bërë në fillim të janarit, ende nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.

    Ndihet i indinjuar nga institucionet, pasi që thotë se e di arsyen pse nuk mund të pajiset me leje pune.

    Për punën e tij në mënyrë ilegale, Gashi u dënua dy herë nga Inspeksioni, me nga 150 euro.

    Në Komunën e Prishtinës, zëdhënësja Miranda Mullafazliu-Bejta, ka thënë se nuk mund të japin informata deri të martën për shkak se nuk janë në vendin e punës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!