Faturat e ngrohtores të Prishtinës, “Termokos”, mund të paguhen tash e tutje edhe në Postën e Kosovës. Kjo pasi “Termokos” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës.
“Në saje të kësaj marrëveshje, që ka hyrë në fuqi nga 1.06.2020, konsumatorët mund të paguajnë faturat e ngrohjes në të gjitha sportelet e Postës pa kurrfarë provizioni. Ftojmë konsumatorët tanë, që të shfrytëzojnë këtë shërbim të ofruar nga Posta e Kosovës, gjë që shpresojmë se do të ndihmojë ata që të shlyejnë borxhet, që mund të jenë grumbulluar deri më tani”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.