×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kuvend

    Tanja Vujoviq zgjidhet nënkryetare nga radhët e komunitetit serb, Emilia Rexhepi nga komunitet tjera

    Reporteri
    13 Shtator 2026 | 10:56

    Me 62 vota për, Tanja Vujoviq e Listës Serbe është zgjedhur për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës. 

    Para saj, Slavko Simiq nuk i ka marrë votat për nënkryetar të Kuvendit. 65 vota ishin kundër, tetë për dhe dy abstenime. Njejtw ndodhi edhe me Igor Simiq i cili po ashtu nuk arriti të zgjedhjet nënkryetar.

    Lista Serbe ka vazhduar edhe me propozime tjera, por as Liljana Stevanoviq, Serxhan Popoviq, Branislav Nikoliq, Jovana Radosavleviq, Millan Joksimoviq dhe Zlatan Elek nuk u votuan për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

    Pas, Vujoviqit, deputetja Emilia Rexhepi me 70 vota për dhe 7 abstenime është zgjedhur nënkryetare nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!