×
  • Lajme
  • Lajme / Paralajmërimi për shtrenjtim

    Tarifat e reja të rrymës, ZRRE-ja sot nis takimet me palët

    Reporteri
    04 Prill 2025 | 8:43

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se do të mbajë takime bilaterale me palët e interesit nga 4 prilli deri më 10 prill.

    Sipas njoftimit, në takim do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së, dhe palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.

    Më 11 prill do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ dhe do të jepen përgjigjet ndaj komenteve.

    Deri më tash, komente në ZRRE kanë dërguar 396 qytetarë, tetë organizata, katër biznese, katër operatorë energjetikë, një deputet, Ministria e Ekonomisë dhe presidentja e vendit.

    Zyra e Presidencës së Kosovës pati kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë prej 15 për qind dhe në komentet dorëzuar pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në ditën e fundit të afatit, ky institucion e ka propozuar largimin e TVSH-së prej 8 për qind nga faturat e energjisë elektrike./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!