Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka thënë se zyrtari i lartë i LDK’së, Kujtim Shala, i ka thënë atij se nuk do të kenë zgjidhje tjetër, pos t’ia japin LDK’së edhe postin e Kryeparlamentarit edhe të Presidentit.
Bislimi thotë se një deklarim të anëtarit të kryesisë së LDK’së ka qenë një nga arsyet që kanë shtyrë VV’në që të propozojë Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit më 26 dhjetor.
“Një deputet më ka thënë se nuk do të keni zgjedhje tjetër, pos të na jepni Kryeparlamentarin dhe Presidentin. E ka thënë Kujtim Shala. Do të thotë nuk është cfarëdo deputeti. Kjo na ka shtyrë të bëjmë propozimin e Glauk Konjufcës”, ka thënë Bislimi.
Ai tregon se Shala këtë nuk e ka thënë gjatë negociatave, megjithatë nënkryetari i VV’së thotë se në ditën e konsituimit nuk kishin opsion tjetër, pasi, sipas tij, nëse VV’ja do ta propozonte një anëtar të LDK’së, partia e Isa Mustafës nuk do ta votonte atë.
“Ne s’kishim opsione tjera, sepse po nëse do ta propozonim dikë të LDK’së, LDK’ja nuk do ta votonte”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.