×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve

    Reporteri
    19 Tetor 2024 | 21:01

    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe anti-zhvillim që sipas tij, synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe të bizeseve nga dyfishimi dhe trefishimi i tatimit në pronë.

    Përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo nuk do të lejohet nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër.

    “Të njejta miliona, nuk i kthen në dobi të zhvillimit të vendit, por i orienton në tenderë sekret, në dobi të dostave dhe financuesve të partisë. Këtë nuk do ta lejojmë, me Qeverinë e udhëhequr nga Lumiri, Qeveri që nuk e rrit buxhetin me rritje taksash, por me rritje ekonomike që vjen nga investimi në Ekonomi”, shkroi Rukiqi.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë.

    Sipas LDK-së, nga janari i vitit 2025, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë, ku sipas tyre, me ligjin e ri, parashikohet tatim edhe për tokat bujqësore të kultivuara. /Reporteri.net/

    LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!