Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë të martën se kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale.
Duke mos dhënë shumë informacione për këtë çështje, Selimi ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.
“Kisha qenë i rezervuar… Kemi pranuar disa kërkesa. Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do te adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, ka thënë ai në konferencën e fundvitit.
Ditë më parë, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, u hapën fonde për mbështetje financiare për procesin e përballjes me Specialen në Hagë.
Bashkë me Thaçin e Veselin, për krime lufte, po akuzohen edhe Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pos tyre, nga Specialja janë arrestuar edhe Salih Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.