Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin nga 6 vjet në 10 vjet burgim, të akuzuarit M.M.
Ky i fundit, u shpall fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në fund të vitit të kaluar, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave në 16 vjet” nga neni 253 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata gjeti se, tani 85 vjeçari nga Prishtina, në vitin 2017, duke shfrytëzuar moshën e brishtë dhe pa dëshirën e saj, kishte kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur, 13 vjeçare ,e cila më vonë është konstatuar se ka mbetur shtatzënë, dhe për shkak të rrezikimit të shtatzënisë, është dashur ta ndërpresë atë.
Kolegji për të Mitur i Gjykatës së Apelit, vlerësoi se dënimi më 10 vjet burgim ndaj të akuzuarit, është një dënim i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni më peshën e veprës penale, rrethanat si është kryer ajo, pasojat, cilësitë dhe shkallën e përgjegjësisë së akuzuarit, bën të ditur Gjykata.
Po ashtu kolegji vlerësoi se më këtë sanksion penal do të arrihet qëllimi i parashikuar më ligj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.