×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të anulohet menjëherë”, Matoshi përmend shkeljen e Kushtetutës pas vendimit të Hysenit për ata që agjërojnë

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 12:46

    Publicisti Halil Matoshi ka reaguar sërish për vendimin e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni për shkurtimin e orarit të punës në Ramazan.

    Matoshi thotë se lidhur me këtë vendim duhet të reagojë Ministria e Pushtetit Lokal në mbrojtje të kushtetueshmërisë.

    “Vendimet e tilla për shkelje të parimit të laicitetit të shtetit mund të sfidohet edhe nga Avokati i Popullit”, shkruan ai.

    “Ritheksoj se mbrojtja e parimit të laicitetit të shtetit (Neni 8 i Kushtetutës) nuk e mohon të drejtën e besimit që garantohet me Kushtetutë (Nenet 38 dhe 39) dhe nuk është kundër besimtarëve, por në thelb i mbron ata nga arbitrariteti i pushtetit dhe manipulimi me sfond politik”, shprehet ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!