×
  • Lajme
  • Lajme

    Të burgosurat në Lipjan fillojnë të prodhojnë maska kirurgjikale

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 14:11

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar një njoftim ku në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se këto maska kushtojnë vetëm 10 cent për copë dhe përmes tyre synohet ulja e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

    “Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!