Këtë të shtunë ka ndërruar jetë Xhemajlije Hoxha-Demaçi, bashkëshortja e ish veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Xhemajlije Hoxha Demaçi ka vdekur në moshën 79 vjeçare.
Shqiptar Demaçi i biri i së ndjerës bëri të ditur se nëna i vdiq nga pasojat e COVID-19.
Varrimi i Xhemajlijes do të bëhet nesër në varrezat e lagjes “Arbëria” në Prishtinë nga rrethi i ngushtë familjar teksa për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.
“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e COVID-19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish-Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë. Faleminderit shumë për ngushëllimet tuaja. Familja Demaçi”, ka shkruar Shqiptar Demaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.