Stina e dimrit sivjet arrin të dielën, më 22 dhjetor, në orën 5 e 19 minuta (sipas kohës sonë). Të dielën është dita e 355-të e vitit 2019. Deri në fund të vitit janë edhe dhjetë ditë (pa e llogaritur edhe ditën e hyrjes së dimrit).
Dimri do të zgjasë 89 ditë. Kjo stinë do të përfundojë më 20 mars të vitit 2020, në orën 17 e 15 minuta, kur fillon stina e pranverës.
Në momentin e arritjes së dimrit, sivjet Dielli do të jetë në bregun perëndimor të Amerikës Jugore, kurse Hëna mbi Atlantik. Ne, ndërkaq presim mëngjesin. Dita e së dielës do të jetë më e shkurtra e vitit, ndërsa nata më e gjata, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.