×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten dy seanca, Kuvendi shqyrton Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 12:02

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë në konferencë për media ka thënë se të enjten do të mbahen dy seanca, shkruan Reporteri.net.

    Tahiri i PDK-së tha se seanca e parë do jetë ajo e orës 10:00 ku do të trajtohet Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa seanca e dytë do jetë e rregullt dhe do filloj në ora 11:00.

    “Të enjten do të jetë seancë e veçantë. Në seancën e parë nga ora 10:00 do të trajtojmë vetëm një pikë Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Seanca e dytë do të vazhdoj në ora 11:00, do jetë e rregullt ku janë disa marrëveshje ndërkombëtare”, tha Tahiri.

    Tahiri tha se sa i përket situatës në komunat veriore, Kryeministri Kurti ai thotë kete periudhe e ka krijuar nje kaos.

    “Kryeministri këtë periudhë e ka krijuar një kaos, në ato katër komuna s’ka kushte për pune, s’është i lirë njeriu as deri në market me dal me ble diçka”, shtoi ai.

    “Është e dhimbshme të na vihen sansksione nga ShBA, si përjashtimi nga “Defender Europe”, si rezultat i veprimeve të pamatshme të Qeverisë”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!