×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten, Kurti raporton në Kuvend për takimin e 18 marsit në Ohër

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 12:46

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca. Ajo tha se seanca e parë që mbahet të enjten do të nisë në orën 12:00.

    “Kjo seancë e 22 marsit ka në agjendë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare”, tha Kusari-Lila.

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, tha se të enjten me fillim të orës 10:00, Kuvendi mban seancë të re ku edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të raportohu për takimin në Ohër.

    “U dakorduam që pikat e rregullta të rendit të ditës të hiqen në mënyrë që të ofrohet më shumë diskutim dhe njoftim nga ana e kryeministrit Albin Kurti për takimin në Ohër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin.

    Kurti ka thënë se i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!