×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten mbahet seanca e fundit e sesionit pranveror në Kuvend, ky është rendi i ditës

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 12:08

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari pas mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se kanë vendosur për seancën e fundit të sesionit pranveror në Kuvend të Kosovës.


    Mimoza Kusari ka bërë të ditur se janë dakorduar që seanca e fundit të jetë me datë 12 gusht.

    “Pas mbledhjes së kryesisë, bashkë jemi dakorduar që të enjten me 12 gusht të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror. Seanca e datës 12 do të jetë e dyta në rend të ditës për shkak se do të fillohet me pikat e papërfunduara, me pikat nga seancat e mëparshme. Tri pika janë në rend dite”, thotë Kusari.

    Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, ka bërë të ditur se në atë ditë do të diskutohet për disa pika.

    “Do të diskutohet për problemet në KOSTT. Do të shikohet a janë kushtet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Do të votohet për zgjedhjen e auditorit të përgjithshëm”, thotë ajo, duke treguar se kur do të rifillojë kuvendi punën.

    “Kuvendi fillon punimet në të hënën e dytë të muajit shtator, ashtu siç është paraparë me rregullore”, shtoi e njëjta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!