×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Pejë, Ministria jep detaje

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 14:33

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten do të mbyllet përkohësisht një segment i rrugës Prishtinë-Pejë, meqë do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

    Ndërprerja e qarkullimit do të bëhet nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

    “Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!