×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten për herën e gjashtë votohet për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 15:05

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës plenare.


    Lajmin e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

    Aty përveç tjerash, pritet për herë të gjashtë të paraqitet për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Qeveria provon fatin të enjten që të votohet ligji i cili mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti.

    Ndërkohë do të ketë edhe pika të reja në rend të ditës që do të shqyrtohen nga deputetët./kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!