Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pajtuar dy familje në rajonin e Dukagjinit.
Lajmin e bëri të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Haradinaj shtoi se të falësh është burrëri, nder e trimëri.
Postimi i tij i plotë:
Të falësh është burrëri, nder e trimëri!
Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.
Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.