Qytetarët e Kosovës edhe për disa muaj nuk do të kenë mundësi të pajisen me certifikata origjinale.
Kjo për shkak se komunat do të vazhdojnë të kenë mungesë të materialit për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile.
Me këtë gjendje, komunat po përballen që nga fundi i marsit pasi që OSHP-ja kishte anuluar tenderin për furnizim me letër për lëshimin e certifikatave të gjendjes civile, raporton KTV.
Më së shumti ankesa ka pasur nga banorët e Prishtinës, të cilët janë të mllefosur nga kjo gjendje.
Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, pohon se qytetarëve po u lëshohen certifikatat nga letra e thjeshtë, e sipas tij, ky format nuk po shkakton probleme.
Nushi thotë se MPB-ja është dashur të kërkojë nga Qeveria mjete për furnizim emergjent me letër adekuate, para se të hapte procedurat tenderuese.
Sipas Nushit, komuna posedon afër 500 letra origjinale, por ato po ruhen për rastet emergjente të personave që kërkojnë shërim jashtë vendit.
“Kohavisioni” merr vesh se për shkak të kësaj, disa qytetarë kanë humbur terminët në ambasada pasi certifikatat që lëshohen aktualisht, nuk u janë pranuar.
Drejtori i Gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme thotë se shkaku i procedurave të prokurimit, rrezikohet që përzgjedhja e operatorit për furnizim me letër të zgjasë me muaj.
Komunat edhe në fillim të vitit 2016 ishin përballur me mungesë të letrës adekuate për lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.