×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjitha marketet e mbyllura në veri të Mitrovicës

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 13:33

    Në kuadër të propagandës që në veri të vendit po quhet ‘krizë humanitare’, që nga sot janë mbyllur të gjitha dyqanet ushqimore dhe kioskat me mallra në komunat e banuara me shumicë serbe.


    Strukturat paralele në veri të vendit, kanë urdhëruar të gjitha subjektet ekonomive e të gjitha llojet e lokaleve që të mos punojnë që nga sot, e madje, të mbyllura janë edhe pompat e benzinës, furrat, qebaptoret, lokalet e berberëve e sallonet e ondulimit.

    Kjo gjendje sipas serbëve të kësaj ane do të vazhdojë derisa Kosova të heq masën e vendosur nga Qeveria, taksën prej 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake.

    Në një përgjigje për Gazetën Express, ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, e cila një kohë të gjatë ka administruar me Zyrën në Veri, të hënën ka deklaruar se në komunat veriore është paralajmëruar protestë për dy ditë, derisa thotë se do të shohin se si do të rrjedhë situata të mërkurën.

    “Ne jemi duke e monitoruar situatën. Atje është paralajmëruar një protestë për dy ditë. Po presim deri të mërkurën”, deklaroi Hoxhiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!