×
  • Lajme
  • Lajme / Ngjarjet në Kosovë

    Të gjitha ngjarjet e paralajmëruara për të enjten

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 7:00

    Një sërë ngjarjesh, takimesh, mbeldhjesh pritet të zhvillohen sot, e enjte, shkruan Reporteri.net.

    Më poshtë, keni të gjitha ngjarjet e paralajmëruara dhe kohe kur pritet të zhvillohen.

    10:00. Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është votimi i ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial; i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve; i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe IVF; ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare etj. (Kuvendi i Kosovës).

    10:00 Instituti Riinvest organizon diskutimin në kuadër të “Forumit 2015” me temën “Terapia e munguar për financimin e shëndetësisë”. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë).

    10:00 Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) nis mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit “për shpëtimin e arsimit”. (Para Kuvendit të Kosovës)

    10:00 Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik në kundërshtim të ligjit të ri të KPK-së. (Oborri i Kuvendit të Kosovës).

    10:30 Gazetari Lirim Mehmetaj intervistohet nga Prokuroria Themelore për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së. (Objekti i Prokurorisë, Prishtinë)

    11:00 Komuna e Vushtrrisë organizon për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Qendra e Kulturës, Vushtrri).

    13:00 Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci marrin pjesë në Manifestimin për 7 marsin “Dita e Mësuesit”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë).

    14:00 Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Efikasiteti dhe ndikimi i peticioneve të qytetarëve si mjet i ushtrimit të të drejtave dhe ndryshime në shoqëri”. Marrin pjesë ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi; Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut etj. (Qendra Mediale në Çagllavicë)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!