×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjithë në Kosovë po e presin për t’u bërë kryeministër, Albin Kurti bën takime të kota në Itali

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 19:36

    Albin Kurti nuk ka qenë kurrë më afër për t’u ulur në kolltukun e shefit të Qeverisë, pozitë që e kërkoi për shumë vjet. Por, tani kur i duhet vetëm edhe një firmë për ta hedhur, Kurtit nuk po i ngutet.


    Madje, edhe në kohën kur Angela Merkel dërgoi dy deputetë të partisë së saj për të bindur VV-në e LDK-në, kreu i të parës zgjodhi të shkojë në Itali për takime të nivelit jo të lartë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka takuar dy drejtorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, pozita as të afërta me atë që mund ta ketë Kurti së shpejti, të cilëve u ka shprehur falenderime për ndihmën që shteti italian ka dhënë për Kosovën.

    “Pasdite në Romë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, takova Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, z. Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, z. Andrea Cascone. I falenderova për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, në luftë e në paqe, për siguri e për zhvillim”, ka shkruar kreu i VV-së.

    Sidoqoftë, Albin Kurti është shprehur i bindur se koalicioni me LDK-në është i vetmi që mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, por partia e tij nuk ka mohuar se, nëse ai dështon, zgjedhjet do të ishin version i pëlqyer për ta.

    Ndryshe, negociatat për koalicion janë futur në një krizë pasi VV e LDK kanë mospajtime të theksuara për postin e presidentit, të cilin LDK-ja e do me çdo kusht./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!