Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka treguar se së bashku me fushatën zgjedhore, për të kanë filluar edhe dasmat.
Në fotografinë e publikuar, Kadaj Bujupi ka shkruar “Stinë edhe ahengjesh, me familjarë dhe miq të shumtë”.
Por ajo që dallohet është fakti se fotografitë janë “Sponsored” që lë të kuptohet se ajo ka paguar para që Facebook ta shpërndajë më shumë fotografinë e saj.
Por deputetja e AAK’së nuk është e vetmja që paguan që rrjeti social Facebook ta shpërndajë më shumë fotografinë e saj. Shumë politikanë, me afrimin e zgjedhjeve, paguajnë para për postimet e tyre.
E siç duket, rrjetet sociale janë bërë forma më efikase për të bërë fushatë zgjedhore, pasi që qasja dhe komunikimi është më i lehtë. Nëse një person paguan Facebook-un për një status apo fotografi, atëherë shpërndarja do të jetë më e gjerë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.