×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën nis faza e gjashtë e dezinsektimit në Prishtinë

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 14:12

    Të hënën në kryeqytet do të vazhdojë dezinsektimi hapësinor.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.

    Kjo njëherësh është faza e gjashtë e dezinsektimit në kryeqytet.

    “Nesër, e Hënë, 14 Shtator fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Çdo mbrëmje nga ora 19:30, për 5 mbrëmje rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës.Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me ju, qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/3622091354502728

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!