×
  • Lajme
  • Lajme

    Të infektuarit me koronavirus në Pejë janë në gjendje stabile

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 14:50

    Në komunën e Pejës deri më tani janë identifikuar 49 raste të infektuar me Covid-19, ku dy prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 46 janë duke u trajtuar në vetëizolim dhe një ka përfunduar me fatalitet.


    Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë se gjendja e të prekurve është stabile dhe nën kontroll.

    “Gjendja e të prekurve me COVID-19, në komunën e Pejës është stabile, të gjithë të prekurit janë në vetëizolim në shtëpitë e tyre, përveç 2 pacientëve të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive, për trajtim të vazhdueshëm… Janë të izoluara të gjitha rastet e kontaktit, numri i të prekurve deri më tash është 49, 47 kemi qenë mbrëmë i kemi pasur plus 2 pozitiv 49, prej të cilëve një është i vdekur dy janë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe 46 janë duke u trajtuar në vetë izolim”, thotë Loci.

    Ai thotë se për një periudhë afat mesme janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajtimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

    “Situata është në menaxhim prej institucioneve relevante të cilat merren me pandeminë dhe momentalisht është nën kontroll gjithçka…Jemi të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, që hynë në kuadër të masave mbrojtëse kundër COVID-19 dhe mundë të them se për një periudhë afat mesme qëndrojmë mirë”, deklaroi Loci.

    Loci për futjen e Pejës në karantinë, thotë se është vendim i qëlluar, për shkak se ulë rrezikshmërinë e futjes së virusit nga vatrat tjera në Pejë, derisa theksoi se qytetarët janë duke e respektuar karantinën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!